
Deputetja e partisë, VLEN, përmes një statusi në rrjetet sociale i është kundërpërgjigjur, Bujar Osmanit, ish funksionar i BDI-së, i cili ka shprehur skepticizëm mbi procesin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë.
Saranda Imeri ka shkruar që Osmani para se të kërkojë llogari duhet të na tregojë se çfarë ka bërë partia e tij për dy dekada udhëheqje, pjesë e së cilës ka qenë vetë Osmani.
“Është e çuditshme të shohësh sot Bujar Osmanin duke kërkuar llogari për vonesa, kur për më shumë se dy dekada ka qenë pjesë e strukturave më të larta të pushtetit. Ai ka ushtruar funksione të rëndësishme ministrore dhe ka qenë pjesë e qeverive që kanë marrë vendimet kryesore për projektet infrastrukturore. Qytetarët presin përgjegjësi nga të gjithë ata që kanë qenë në pushtet, jo vetëm nga ata që janë sot. Prandaj, para se të kërkosh përgjigje nga të tjerët, është e drejtë të japësh edhe përgjigje për periudhën kur vetë kishe mundësinë të veproje”, ka shkruar deputetja Saranda Imeri. përcjell Zhurnal.mk .



