Deputetja nga Aleanca për Shqiptarët Ilire Dauti, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të shëndetësisë Arben Taravari, i cili në një intervist për media deklaroi se ligji për branitellat nuk kalon, shkruan Top24.
Dauti në një postim në profilin e sajë ka theksuar se ka mbaruar koha kur merrte meritat e të tjerëve në ASH, kështu është edhe me ligjin e branitellave.
Postimi plotë :
Koha kur merrje meritat e të tjerëve në ASH ka kaluar, kështu është edhe me ligjin e branitellave.
Ministër, bën diçka tënden për ti thurur lavde vetes, se kështu si deri tash do mbahesh mend vetëm për largimin e shqiptarëve nga puna dhe vdekjen e fëmijëve nëpër spitale.
Aq më pak që si shqiptarë hiç si kemi punët për tu lavdëruar.
Të jetë për ty kalon edhe ligji branitellave, ashtu siç të kalojnë përditë nëpër hundë kriminelët e 27 prillit e vijnë bëjnë foto me ju.




