
Edhe Ilire Dauti nga ASh – Sela ka dalë me reagim pas vendimit të KSHZ-së për uljen e numrit të këshilltarëve, njofton Top24
Ajo thotë se me këtë vendim dhe disa të tjera që i numëron ajo, politika shqiptare në Maqedoni po tregon se ose ec pas ose numëron në vend.
“Ec pas ose numëro në vend, kaq ka mundur politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut të bëjë.
Që politika nuk është tregëti të drejtash kolektive duhet marrë seriozisht.
Në shtator të vitit të kaluar, pa asnjë debat në Qeveri, kaloi vendimi i Qeverisë për fshirjen e diasporës, që çdo ditë dëmton financiarisht shqiptarët, e tash edhe në përfaqësimin politik përmes zvogëlimit të numrit të këshilltarëve komunalë edhe atë: Strugë -4, Kërçovë -4, Gostivar -8, Vrapçisht -4, Zhelinë -4, Tearcë -4 këshilltarë.
Shqiptarë në numër kishte plot aty kur u soll ky vendim, sikurse edhe shumë herë të tjera.
Politikanë e thërrasin veten edhe këta të gjithë që garojnë kush më keq do e bëjë.
Një përgjigje një ditë nga populli duhet të merret patjetër, sado që përpiqeni t’ia mjegulloni mendjen me varfëri dhe nevoja të pambuluara që vetë i keni lënë pas dore”, shkruan Dauti.



