
Sekretarja e përgjithshme e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në takim me Shkupjanët theksoi se ne vazhdojmë të kërkojmë të drejtat që popujt e botës i kanë realizuar shumë kohë më parë. Por ne ndihemi krenar që në asnjë moment nuk u luhatëm nga qëndrimet tona dhe nga ajo platformë politike e Aleancës për Shqiptarët e cila numëron projekte konkrete, ndërsa ndryshe nga ata që i dhanë dorën Mickovskit dhe i bënë shqiptarët instrument për realizimin e qëllimeve të tyre, shkruan Top24
“Kjo pjesë na bën të ndihemi jo mirë që ende flasim për të drejtat elementare, por është pjesa tjetër që më duhet ta them se që ndihem krenarë. Ndihem krenar për faktin që asnjë moment nuk u luhatëm për qëndrimet tona nga ai program dhe platformë politke e Aleancës për Shqiptarët i subjektit politik që numëron aritje konkrete, sepse ne ndryshe nga të tjerët, ndryshe nga ata të cilët kur i dhanë dorën Mickovskit ata vetëm bënë që shqiptarët më të mos jenë partner në qeverisje por të jenë vetëm instrument për realizimin e kërkesave të tyre” tha Ilire Dauti, përcjellë Top24



