
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është deklaruar për zgjedhjet e ditës së diel në Shqipëri.
Bëri thirrje që “ky proces të përmbyllet qetësisht dhe që çdo votë, nga Vermoshi në Konispol, të numërohet dhe të administrohet sipas ligjit”.
Meta tha se sfida e këtij këto dy ditë “ka qenë që Sovrani të shprehë i lirë vullnetin e tij dhe që Shqipëria të rikthehet në shinat e Kushtetutës, të parlamentarizmit dhe në normalitet politik”.
Ai thotë se ia arriti që procesi ishte i qetë dhe 25 Prilli do t’i shërbejë demokracisë dhe stabilitetit të vendit.: Edhe pse i vetëm përballë të gjithë institucioneve të kapura, ja arrita, që 25 Prilli të ishte një ditë e qetë, paqësore, pa skena dhune dhe me pjesëmarrjen tuaj masive për të ushtruar të drejtën e votës.
Tani, tha Presidenti, është koha për të përmbyllur me qetësi dhe në respekt të ligjit procesin zgjedhor dhe më pas të gjithë të reflektojnë deri në shtator, kur krijohen institucionet e reja, që burojnë nga vota e 25 Prillit.



