LajmeMaqedoniTopLajm

Ibrahimi: Sot është dita kur ne të gjithë kujtohemi në gjenocidin në Srebrenicë

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi përmes një postimi sot më 11 Korrik ka kujtuar 30 vjetorin e gjenocidin e Srebrenicës duke kujtuar se sot kemi 30 vjet nga ky gjenocid, që la të vrarë 8372 njerëz, ndërsa edhe sot qindra të vrarë mbeten ende të shpërndarë nëpër varre masive, pa një varr dinjitoz në varrezën në Potoçari, shkruan Top23

Sot është dita kur ne të gjithë kujtohemi në gjenocidin në Srebrenicë.  

Sivjet bëhen 30 vjet nga ky gjenocid, që la të vrarë 8372 njerëz, ndërsa edhe sot qindra të vrarë mbeten ende të shpërndarë nëpër varre masive, pa një varr dinjitoz në varrezën në Potoçari.  

Sot duhet kujtuar se Srebrenica nuk është diçka që përshkruhet me foljen “ndodhi”, sepse kjo i bie se gjenocidi ka ndodhur vetvetiu dhe jo se dikush, në këtë rast regjimi i Millosheviqit me karaxhiqët e mlladiqët, e ka planifikuar, organizuar dhe realizuar qëllimisht për shfarosjen e një populli të tërë vetëm sepse ishte “tjetri” në vendin “e gabuar”, ndërsa kjo është realizuar para. botës së a.q. të qytetëruar perëndimore. 

Për fat të keq, Srebrenica nuk ishte e fundit. Ne, shqiptarët, i kemi po ashtu “srebrenicat” tona në Reçak, në Poklek, në Prekaz, në Bllacë, në çamëri e gjithkund në trojet tona, ndërsa një gjenocid i përmasave të holokaustit sot po ndodh çdo ditë në Gaza dhe bota është bërë përsëri indiferente, njësoj si më 1995 në Srebrenicë. 

Zoti i pastë mëshiruar shpirtrat e tyre! 

Një Fatiha! 

Related Articles

Back to top button
Close
Close