LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti: Srebrenica, klithma e fundit e mijëra shpirtërave të pafajshëm.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti në 30 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës ka kujtuar 8372 viktimat e kësaj masakre duke shkruar se “Srebrenica, klithma e fundit e mijëra shpirtërave të pafajshëm”, shkruan Top24

Srebrenica, klithma e fundit e mijëra shpirtërave të pafajshëm.

11 Korrik 1995, gjenocidi më i rëndë pas Luftës së Dytë Botërore. Djem e burra u morrën nga duart e nënave, motrave dhe grave, për të mos u kthyer kurrë më. U vranë jo për atë që bënë, por për atë që ishin.

Ky nuk është vetëm kujtim. Është borxh.

Borxh ndaj së vërtetës, drejtësisë dhe njerëzimit..

Related Articles

Back to top button
Close
Close