LajmeMaqedoni

Ia rrahu të birin, babai e denoncon mësuesin në Polici!

Një mësues ka përfunduar në polici, pasi është denoncuar nga një prind i një nxënësi të tij.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, babai e akuzon mësuesin se ka sulmuar fizikisht birin e tij të mitur gjatë orës mësimore në një nga shkollat e Shkupit.

“Më datë 11.11.2024 në ora 09.50 në SPB Shkup, S.S.(39) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 08:30, biri i tij i mitur derisa ka qenë në orë në shkollën fillore në Shkup ku ka mësuar, është sulmuar fizikisht nga mësuesi. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close