LajmeMaqedoniTopLajm

I ofenduan vajzën, Erdogan me tone të ashpra ndaj mediave sociale: Të zhdukim imoralitetin

Një fjalë e thënë kundër vajzës së tij, ka bërë që Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan të marrë vendimin për të rritur kontrollin qeveritar mbi mediat sociale.

E bija e Erdogan dhe bashkëshorti i saj u fyen me fjalë të rënda pas një postimi në Twitter ku  njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të katërt.

Me anë të një videokonference Erdogan u tha stafit të tij  se do të paraqesë një projekt-ligj për të kontrolluar përdorimin e mediave sociale.

“E kuptoni pse ne jemi kundër mediave sociale si YouTube, Twitter dhe Netflix? Për të zhdukur një imoralitet,” tha Erdogan.

Ai tha se kompanitë e mediave sociale do të detyroheshin të emëronin përfaqësues në Turqi, për t’iu përgjigjur kërkesave ligjore, për të cilat ai tha se aktualisht janë injoruar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close