MaqedoniTopLajm

Shihet i njëjti në pesë komuna në listat për regjistrues

I njëjti person është paraqitur në pesë komuna të ndryshme në konkursin publik për kandidat për regjistrim dhe instruktorë, ndërsa në Konkursin e Entit Shtetëror të Statistikave për regjistrimin që vijon janë paraqitur edhe kandidatë që janë në marëdhënie të rregullt pune. Kështu zbulon portali MMS, siç thonë gabime që i kanë hasur në listat e kandidatëve të paraqitur për regjistrues dhe instruktorë në të gjitha 20 rajonet.

I njëjti person, siç thonë ata, rastësisht ose jo, është paraqitur në pesë rajone, në Ohër, Kisella Vodë, Gazibabë, Qendër dhe Karposh.

Nga Enti Shtetëror i Statistikave u kanë thënë se çdo person mund të paraqitet për çdo rajon, por varet nga ai se në cilin rajon do të testoj.

Enti Shtetëror i Statistikave

“Kur paraqiten më shumë se 6 000 persona në Thirrjen Publike, janë të mundura raste të këtilla, por këto janë shumë të rralla, lehtësisht rishikohen dhe nuk e rrezikojnë procesin. Çdo person mund të paraqitet për çdo rajon, por se ku do të testohet varet nga ai”.

Sipas rregullores së Entit Shtetëror të Statistikave në konkurs mund të paraqiten vetëm persona që nuk janë në marëdhënie pune dhe si provë duhet të dorëzojnë një deklaratë me shkrim se nuk janë të punësuar. Për këta persona premtuan kontrollë shtesë.

Enti Shtetëror i Statistikave

“Lidhur me punësinë/papunësinë, personi nuk duhet të ketë një marrëdhënie të vlefshme dhe provat janë një deklaratë e shkruar. Sipas rregullores për seleksion, nëse në procesin e kontrollit vërtetohet se personi është i punësuar, me të nuk do të nënshkruaj marrëveshje pune. Marrëveshja bëhet para fillimit të aktiviteteve për regjistrim që nënkupton se procedura për kontrollë është në vijim”.

Nga atje thonë se interesi për regjistruesit dhe inspktorët është i ulët dhe në shumë rajone mungojnë regjistrues, ndërsa listat përfundimtare për regjistrues rajonal do të jenë të gatshme dhe do të publikohen gjatë javës. Për regjistruesit është në vazhdimësi përpunimi i të dhënave dhe sa të përfundoj do të publikohet lista.

Përndryshe, përmes aplikacionit për vetëregjistrim deri në orën 8 të mëngjesit janë evidentuar 68.668 persona të regjistruar nga diaspora. Emine Ismaili/SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close