MaqedoniTopLajm

Zv.ministri i shëndetsisë Hasani : moskujdesi është duke na penalizuar

Numri i të shtruarve si shkak i koronavirusit edhe në 24 orët e fundit ka pasur rritje, me gjithsej 619 pacientë që po kurohen nëpër repartet e infektologjisë në nivel shtetëror, ndërsa numri total i tyre ka arritur në 1082, njofton Ministria e Shëndetësisë. Me këtë rast, zëvendësministri i Shëndetësisë përmes një postimi në profilin e tij në Fejsbuk, u ka bërë apel qytetarëve të jenë më shumë të përgjegjshëm, të mos i frekuentojnë kafeteritë pasi që, sipas tij, kjo do të ketë pasoja më vonë.

Ilir Hasani, zëvëndësministër i Shëndetësisë

“Përderisa spitalet janë të stërmbushura me pacientë që trajtohen nga komplikime me Covid 19, e bile as edhe në spitale private vështirë të gjesh vend të lirë, në lokale e kafene ahengu nuk ka të ndalë. Ky moskujdes do të na kushtoj. Kujdes, kujdes, kujdes, sa nuk është shumë vonë”

Ndërkaq, sipas të dhënave ditore që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë, është njoftuar se në spitalin e Kumanovës janë shtruar  92 persona që po marrin ndihmë mjekësore  për  Covid-19, në Ohër 90, Prilep 89, Kavadar 64, Manastir 58, Veles 50 të sëmurë, ndërsa, nëpër kovid qendrat e qyteteve tjera ka më pak se 40 të hospitalizuar. Ndërkaq, në kryeqytet në 24 orët e fundit janë shtruar 67 pacientë të rinj, ndërsa, numri total i tyre është 463.

Siç njoftuan autoritetet shëndetësore, për shkak të rritjes së numrit të pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim, janë hapur Klinika e Traumatologjisë,  Klinika për anastezion, reanimacion dhe mjekim intenziv. Ndërsa, nëpër të gjitha repartet infektive ka oksigjen të mjaftueshëm. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close