LajmeMaqedoniTopLajm

I mundur kalimi i deputetëve të opozitës tek shumica parlamentare

Duke pasur para syshë eksperiencën  nga e kaluara, kalimi i deputetëve të bllokut opozitar në anën e shumicës parlamentare është i mundur. Kështu vlerësojnë gazetarët dhe njohësit e mirë të rrethanave politike në Maqedoninë e Veriut.

Në prononcimin për Agjencinë e Lajmeve Flaka, gazetarët Urim Saliu dhe Valmir Kuçi, shprehen që kalimet e tilla tashmë janë praktikë e njohur në skenën politike në vend.

Gazetari Urim Saliu thotë që qeverisja tre vjecare ka treguar se përvec VMRO-së dhe Lëvizjes Besa, gjithë partitë tjera herët ose vonë i janë bashkangjitur koalicionit qeverisës.

“Në fakt tek partitë shqiptare gjatë mandatit të kaluar nuke kemi patur ndonjë lloj opozite të zëshme sepse Zaev gjithnjë i ka patur gjithë votat e partive shqiptare në momente delikate. Zaev mbi të gjitha ka patur edhe tetë votat e të shkëputurve të VMRO-DPMNE-së .Pra kemi patur një të ashtëquajtur Qeveri e zgjeruar gjatë gjithë kohës. Duke u nisur nga këto faktorë mendoj se Qeveria mund të zgjerohet akoma në të ardhmen ,më saktë ti bashkengjitet ndonjë deputet nga kampi opozitar”.

Gazetari Kuçi shprehet që  nëse kujtojmë të kaluarën e afërt, kishim rastin gjatë mandatit të kaluar me disa deputetët të VMR0-DPMNE-së, të cilët në njëfarë mënyre u shkëputën nga partia amë, edhe pse zyrtarisht  nuk iu bashkëngjiten LSDM-së.

“Edhe pse sipas fjalorit të përdorur ditëve të fundit nga aktorët politik, përkatësisht deputetët opozitarë, nuk duket se ka shpresë ndonjë nga ta t’i bashkëngjitet shumicës parlamentare. Kujtojë opinionin se tek blloku politik opozitar shqiptarë (tek strukturat e partive të tyre) pakënaqësitë janë të mëdha dhe nuk është për tu habitur nëse 3 apo 4 deputet të Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët t’i bashkëngjiten shumicës parlamentarenë të ardhmen! Nëse kujtojmë të kaluarën e afërt, kishim rastin gjatë mandatit të kaluar me 8 deputetët e VMR0-DPMNE-së, të cilët në njëfarë mënyre u shkëputën nga partia amë, nuk iu bashkëngjiten LSDM-së por tërë kohën votuan ligjet e propozuara nga partitë në pushtet”.

Kalimet e deputetëve nga një subjekt në tjetrin, nuk është një precedent. Kujtojmë që në periudha të kaluara ka patus “transfere” të tilla, siç ishte rasti me ish rektorin e UT-së, Fadil Sulejmani i cili në mandatin 2006-2008 edhe pse u zgjodh si deputet i BDI brenda kohës kaloi si deputet i pavarur.

Në vitin 2008, pas shkëputjes nga PDSH, tek partia e Imer Selmanit (Demokracia e Re), kaluan deputetët Abedin Zymberi, Imer Selmani, Sulejman Rushiti dhe Flora Kadriu. Kësaj nisme ua bashkua pastaj edhe Besim Dogani. Edhe ish deputetja Mirsada Emini – Asani, në mandatin 2014 -2016 nga RDK-ja e Rufi Osmanit kaloi në radhët e BDI. Ka patur edhe raste të tjera. Flaka / L.L 

Related Articles

Back to top button
Close
Close