LajmeMaqedoniTopLajm

Arrestohen tre persona, dyshohen për veprimtari të ekstremizmit të dhunshëm

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ndërmarrë masa operative-taktike dhe aktivitete që rezultuan me arrestimin e një grupi prej tre anëtarësh që ka vepruar në territorin e vendit.

Siç kumtoi sot MPB, Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz – Sektori për luftimin e terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër B.A. (28) nga Kumanova, i cili banon në Shkup, për vepër penale “organizatës terroriste” dhe “terrorizëm”. Kallëzim penal u ngrit edhe kundër V. А. (22) dhe E. L. (25), të dy nga Kumanova, për kryerjen e veprave penale “organizatë terroriste” dhe “terrorizëm”.

“B.A, V.A dhe E.L janë recidivë, gjegjësisht të kthyer, persona që paraprakisht për vepër të kryer penale ‘Pjesëmarrje në ushtri të huaj, formacione policore dhe paramilitare” nga neni 322-a nga KP janë dënuar dhe kanë mbajtur dënimin me burg”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Siç njoftoi MPB, në bazë të urdhrave të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup dje nga Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz me mbështetjen e Departamentit për operacione speciale të policisë, janë bërë bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera të personave B. А., V. А. dhe E. L. në gjithsej katër lokacione, tre prej të cilave në rajonin e Kumanovës dhe një në rajonin e Shkupit dhe personat janë privuar nga liria.

Related Articles

Back to top button
Close
Close