LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti është ftuar si dëshmitar në Hagë thotë Osmani

Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani ka deklaruar sot se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në Hagë është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Para mikrofonave shtetëror nuk përgjigjem në çështje partiake, por Ali Ahmeti është ftuar në Hagë si dëshmitar”, tha Bujar Osmani gjatë konferencës për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nesër duhet të dëshmojë në Gjykatën speciale në Kosovë.

Siç është njoftuar nga kabineti i tij, Ahmeti do të shkojë në Prishtinë të dëshmojë për rolin e tij në UÇK.

Prokurorët ndërkombëtar kanë kërkuar që Ahmeti të jetë dy ditë në dispozicion për të dëshmuar.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close