
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast, që ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Gostivarit. Një 56-vjeçar ka vdekur, pasi gjatë rikonstruimit të një shtëpie në Dobri Doll, i ka rënë një pjesë e pllakës së shtëpisë.
“Më 21.05.2021, në ora 20,15 në Stacionin policor në Gostivar, nga Ndihma e Shpejtë është denoncuar se në fshatin Dobri Doll të Gostivarit, në shtëpinë në pronësi të Q.S.(56), e cila ka qenë në fazën e rikonstruimit, është konstatuar vdekja e R.A.(56) nga fshati Gradec të Gostivarit, të cilit, sipas asaj që u denoncua, gjatë realizimit të punimeve ndërtimore, i ka rënë një pjesë e pllakës së shtëpisë”, njoftojnë nga MPB-ja.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit policor në Gostivar, kurse me urdhër të prokurorit publik, viktima është dorëzuar në obduksion./TV21



