LajmeRajon

Hristo Kraevski, ambasador i ri i Bullgarisë në Kosovë

ën për heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës duke i quajtur të padrejta.

“Në këtë kuadër, Presidentja Osmani vlerësoi angazhimin e Bullgarisë për sigurinë rajonale dhe globale si dhe angazhimin e homologut të saj, Presidentit bullgar Rumen Radev, që ta mbështesë vazhdimisht Kosovën në këtë drejtim”- shkruan në njoftim.

Në dhjetor 2023, presidenti bullgar Ruman Radev vizitoi për herë të parë Kosovën. Ai u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Para ambasadorit Kraevski, ka qenë Hristo Gudjev.

Ai ka përfunduar mandarin e tij në nëntor të vitit 2024.

Në përfundim të mandatit, Gudjevi të cilit iu dha lamtumira me ceremoni shtetërore, kryeministri Albin Kurti e quajti përfaqësues të përkushtuar në përfaqësimin e Bullgarisë si “një vend që është jo vetëm mik i sinqertë, por edhe partner strategjik i Republikës së Kosovës”.

Bullgaria ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran më 20.03. 2008. Më 18.01. 2010 ishte hapur Ambasada e Kosovës në Sofje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close