LajmeRajon

Hoxhaj: Vjosa Osmani krijoi parti politike nga Zyra e Presidencës

“PDK e mbështetë procesin e konstituimit të instutucioneve të reja shtetërore pas zgjedhjeve, të cilat vendit duhet ti ofrojnë stabilitet, të përballen me pandeminë dhe krizën ekonomike dhe forcimin e pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Krijimi i këtyre institucioneve të reja nuk duhet ta rrezikojë demokracinë në Kosovë, nuk duhet ta polarizojë shoqërinë ashtu të polarizuar në Kosovë, nuk duhet të kërcënojë ndarjen e pushteteve në një system demokratik as të mundësojë instalimin e një sistemi njëpartiak ku pushteti kontrollohet nga një parti politike”, ka thënë u.d. i kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj në konferencë për media, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se PDK ka disa arsye pse nuk e voton Osmanin.

“Kemi disa arsye pse PDK nuk e mbështetë kandidaturën e zonjës Vjosa Osmani për presidente. Ju e dini që Vjosa Osmani e ka ngritur karrierën politike në frymën e përçarjes, polarizimit sa ka qenë gjatë në politikë. Së dyti, ajo është një kandidate partiake, jokonsensuale për të qenë president. VV sikurse para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve nuk kërkon konsensus mes partive politike për të bërë zgjidhje. Së treti, ajo është treguar e njëanshme, nuk ka qenë figurë një partiake, por përkundrazi, në histori të kësaj zyre dhe këtij institucioni është e para që ka përdorur këtë zyrë për krijimin e një partie politike dhe në fund iu bashkua VV në garë zgjedhore. Presidenti i Kosovës duhet të jetë i pavarur politikisht. Zonja Osmani ka dëshmuar disa herë se është nën diktatin e zotit Kurti, do t’iu shërbejë interesave të tij. Për më shumë, ajo nuk është institucionaliste por ka ndërtuar një kulturë populiste, ka përdorur zyrën protkollin e shtetit në shërbim të subjektit të saj politik, ka përdorur protokollin edhe kur ka bërë marrëveshje me Kurtin”, ka thënë Hoxhaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close