LajmeRajon

Hoxhaj: PDK nuk mbështet Osmanin, ajo është kandidate e Albin Kurtit

U.d i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media ka treguar arsyet pse PDK nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente.

Hoxhaj thotë se PDK e mbështet procesin e konsolidimit të institucioneve të Kosovës që ofrojnë stabilitet, por jo që pushteti të varet nga një parti.

“Ne si PDK e kuptojmë drejt krijimin e këtyre institucioneve, krijimi i institucioneve të reja nuk duhet ta rrezikon demokracinë në Kosovë. Nuk duhet të kërcënon ndarjen e pushteteve, në një sistem demokratik, e as të mundësojë instalimin e një sistemi një partiak, ku të gjitha pushtet do të kontrollohen nga një parti e vetme politike”, ka thënë ai.

Kreu i PDK-së, numëroi disa nga arsyet pse partia e tij nuk do ta mbështet Osmanin.

“Kemi disa arsye pse PDK nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente, së pari Osmani është një figurë përçarëse, karrierën e saj e ka ngritur në frymën e përçarjes. E dyta, është kandidate partiake. E treta, është treguar e njëanshme sa ka përfaqësuar institucionin e presidencës. Është e para që e ka përdorur zyrën për të krijuar partinë e saj”, shtoi tutje ai.

Hoxhaj, tha se presidenti i ardhshëm duhet të jetë i pavarur politikisht dhe që sipas tij, nëse Osmani zgjidhet presidenti, pushteti në Kosovë do të varet vetëm nga Vetëvendosje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close