LajmeMaqedoniTopLajm

Hoxha në takim me prodhuesit e orizit

Ministri Arjanit Hoxha përsëri takim me prodhuesit e orizit.
Në takimin e sotëm me prodhuesit e orizit, përsëri diskutua për situatën e krijuar me grumbullimin dhe plasmanin e orizit nga korrja e këtij viti. Fatkqesësisht pandemia ka prekur drejtpërdrejtë këtë sektor, por përsëri do të përpiqemi ta tejkalojmë së bashku këtë sfidë. Kohët e fundit isha nikoqir i një delegacioni turk, i udhëhequr nga Ministri i Bujqësisë, Bekir Pakdemirli, me të cilin diskutuam edhe për mundësinë e eksportimit të orizit dhe duhanit në Turqi. Negociatat tona në lidhje me këtë janë duke vazhduar. Me prodhuesit e orizit dhe me kompanitë grumbulluese shkëmbyem informacione dhe mendime në lidhje me ndihmesën e ofruar nga Turqia mike dhe në këtë drejtim shpresoj që në ndonjë nga takimet e rradhës të sjell lajme pozitive në lidhje me problemet që hasen në procesin e grumbullimit të orizit.
Komunikimi dhe angazhimi aktiv i të gjithë të përfshirëve vazhdon edhe më tej. Takimi tjetër është planifikuar për javën e ardhshme. – u shpreh ai në statusin e tij në facebook.

Related Articles

Back to top button
Close
Close