MaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti : salla në Dobrosht të Komunës së Tearcës dhurata më e mirë që mund të bëhet për 7 Marsin

Të punojmë për ardhmërinë e vendit është amanet i lënë brez pas brezi, e pikërisht atë amanet vazhdojmë të përcjellim dhe tek gjeneratat e reja por me punë të mira. Me këtë rast ju nderojmë juve, nderojmë veten po edhe emrin e të madhit Faik Konica, që e mban shkolla e fshatit Dobrosht.

Ndërtimi i sallave të sportit ka rëndësi të madhe pikërisht për këto gjenerata, andaj sot jam këtu para juve me Artanin, Bujarin, Fatmirin, Jetonin e Arbërin si dhe kryetarin e komunës së Tearcës Isen Aseni, të cilët çojnë projektet përpara, pjesë e të cilës është edhe kjo sallë dhe shumë salla të tjera në mbarë vendin që janë në ndërtim e sipër dhe do të vazhdojnë të ndërtohen.

Kjo është urata më e mirë për 7 Marsin për të gjithë pishtarët e arsimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close