LajmeMaqedoniTopLajm

Hoxha: Bujqit e Xhepçishtit, Porojit, Pallçishtit dhe rrethinë do të kenë rrugë lokale për qasje më të lehtë në tokat e tyre

Pas nënshkrimit të kontratave për për ndërtimin e 29 rrugëve lokale, mësohet se nga ky përkushtim i ministrit Arjanit Hoxha kanë përfituar edhe dy zona të rajonit të Pollogut. Fshati Xhepçisht dhe Poroj do të lidhen me rrugë lokale për qasje më të lehtë në tokat bujqësore të kësaj pjese por po ashtu ministri ka paraparë që në kuadër të këtyre rrugëve të jetë edhe rruga lokale në Pallçisht të poshtëm e cila po ashtu do të ju shërbej bujqëve të kësaj pjese për qasje më të lehtë në tokat bujqsore.

Sipas udhëheqësit të njësisë rajonale në Tetovë, Nuredin Deari këto janë vetëm fillimi i investimeve për krijimin e kushteve për bujqit e rajonit të pollogut. “Ministri, Arjanit Hoxha dhe unë jemi të vendorsur që bujqëve të pollogut tju kthejmë dinjitetin e munguar, do të përkushtohemi maksimun në krijimin  e kushteve sa më të mira për ta që ta kthejmë bujqësinë në nivelin që dikur mbureshim me të” ka thënë Deari. Ai ka falenderuar ministrin e bujqësisë për përkushtimin tij në kujdesin institucional.

Ndryshe udhëheqësi i njësisë rajonale të ministrisë së bujqësisë në Tetovë, Nuredin Deari ka thënë se së shpejti do të ketë edhe shumë projekte tjera për bujqit në këtë pjesë, shkruan TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close