LajmeMaqedoniTopLajm

Arjanit Hoxha nënshkruan marrëveshje me 8 Qendrat për Zhvillimin e Rajoneve Planifikuese

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha sot përmes një postimi në rrjetin sicial në FB ka njoftuar se sot është nënshkruar marveshja me 8 Qendrat për Zhvillimin e Rajoneve Planifikuese.
Sipas ministrit Hoxha këto vlera e mjeteve të ndara është 25 Milion denarë dhe se me këto mjete do të ndërtohen 29 rrugë lokale në 20 komuna të vendit, shkruan TOP24.
“Sot, nënshkruam marrëveshjet që ofrojnë mbështetje financiare për zhvillimin e rajoneve planore, në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Këtë vit ne nënshkruam marrëveshje me 8 Qendrat për Zhvillimin e Rajoneve Planifikuese, ndryshe nga viti i kaluar, ku vetëm katër janë nënshkruar.
Buxheti i përgjithshëm është 25 milion denarë, mjete këto të siguruara nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Këto fonde mbulojnë 20 komuna dhe do të financojnë rindërtimin e gjithsej 29 rrugëve lokale. Ky është numri më i madh i projekteve që nga fillimi I implementimit të këtij programi.
Qendrat kanë mundësinë të realizojnë investime për përmirësimin e infrastrukturës rrugore rurale përmes ndërtimit dhe rindërtimit të rrugëve hyrëse në zonat me aktivitet bujqësor intensiv.
Alokimi i fondeve për Qendrat për Zhvillimin e Rajoneve Planifikuese është njëra nga masat që mundëson zhvillimin rajonal dhe është mbështetje e politikave agrare për zhvillimin e fshatrave tona.
Për shumë informacione kliko në linkun e mëposhtëm:”

Related Articles

Back to top button
Close
Close