LajmeRajonTopLajm

Hoti: S’do të lejoj kurrë të diskutohet çështja e shkëmbimit të territoreve, e kemi kry periudhën e kompromiseve!

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në Klan Kosova ka treguar se asnjëherë nuk është diskutuar çështja e shkëmbimeve territoriale, raporton Gazeta Blic.

Hoti ka theksuar se asnjëherë nuk do të lejojë të shtrohet në tavolinë një temë e  tillë.

Ai tutje ka potencuar se kanë marrë mbështetjen e parnerëve ndërkombëtarë që procesi i dialogut të zgjasë vetëm disa muaj dhe jo të stërzgjatet.

“Kurrë, asnjëherë, as nuk është shtru dhe as nuk është kërku nga unë që të diskutohet kjo temë. Nuk ka diskutime të tilla dhe nuk do të lejoj të shtrohet asnjëherë në tavolinë tema e shkëmbimit të territoreve. Unë besoj që e kemi kry periudhën e kompromiseve, tani është një moemtum tjetër dhe e kemi mbështetjen e SHBA-ve. Shumica e vendeve demokratike na kanë njohur dhe tashmë veç shtrohet çështja e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, dhe kjo bëhet vetëm nëpërmjet njohjes reciproke , gjithmonë duke përfillur konventat ndërkombëtare.Kur ka fillu procesi i dialogut është inicu në samitin e Parisit. Ne atje kemi shpërfaq parimet që dialogu shkon me njohje reciproke, një dialog që është çështje javësh dhe muajsh dhe jo një dialog i stërzgjatur. Edhe nëse nuk e përmbyllim marrëveshjen ne duhet të tregohemi një shtet i matur” tha Hoti raporton Gazeta Blic.

Related Articles

Back to top button
Close
Close