LajmeRajonTopLajm

Hoti: Qeveritarët ti tregojnë popullit se pse Amerika thotë nuk është koha për njohje

Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar qeveritarët se kanë prishur raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas deklaratës së ambasadorit Jeffrey Hovenier se aktualisht njohja reciproke është e pamundur në dialogun Kosovë-Serbi.

“Qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në — aleatin kryesor Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia. Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?!” ka shkruar Hoti në Facebook.

Në një deklaratë për “The Economist”, Hovenier u shpreh se aktualisht nuk është e mundur të arrihet njohja reciproke, “por sfidat e sotme mund të tejkalohen”.

Në vazhdimësi, partitë opozitare kanë akuzuar Qeverinë Kurti për ftohje të raporteve me SHBA-në.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close