LajmeRajon

Hoti kërkon reagimin e QUINT-it dhe BE-së për deklaratat e Vuçiqit rreth ushtrisë

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti i ka dërguar një letër ambasadorëve të vendeve anëtare të QUINT-it dhe ambasadorit të BE-së në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar reagimin e tyre, pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq rreth futjes së shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi, shkaku i siç ka thënë Vuçiq probleme me Kosovën.

‘’Këto deklarata si dhe presioni e frikësimi i pakicave jo-serbe, kanë për qëllim të ndërhyjnë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës dhe të prishin proceset demokratike në vendin tonë. Këto sjellje janë të pa pranueshme. Ne kërkojmë nga ju që të merrni të gjitha masat e nevojshme ndaj kësaj qasje të rrezikshme dhe ta bëni të qartë se ndërhyrja në proceset politike në Kosovë nuk mund të kalojë pa pasoja, për ata që janë të përfshirë’’, ka shkruar ai.

Hoti, ka shprehur përkushtimin institucional të Kosovës për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke mundësuar pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, si garantuesin më të mirë për shprehjen e vullnetit të lirë të njerëzve dhe krijimin e institucioneve demokratike.

Ndryshe, pak më herët Hoti lëshoi një tjetër reagim përmes profilit të tij në Facebook, ku duke iu drejtuar Vuçiqit tha se Kosova nuk bregoset ngase ka ushtrinë e saj të gatshme,  e cila është në misione paqeruajtëse me ushtrinë amerikane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close