LajmeMaqedoniTopLajm

Hotelierët me pesë kërkesa drejt Bytyqit! Pakoja e pestë e masave pritet në periudhën që vijon

Sindikata e Pavarur e Hotelierisë, sot zhvilloi takimin e parë me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Sipas kryetarit, Zdravko Josifovski, Sindikata e tij për herë të parë mori të drejtën të komunikojë me Qeverinë dhe të kontribuojë në sjelljen e masave për mbështetje të industrisë së hotelierisë në Maqedoni. Josifovski shton se ata do të jenë të kënaqur atëherë kur do të zbatohen masat. Në takim, diskutuan edhe për propozimin për pakon e pestë masash ekonomike, e cila pritet Qeveria ta miratojë dhe ta shpallë në periudhën e ardhshme. Qeveria deri më tani ka krijuar katër pako masash, në të cilat një nga fokuset kryesore ishte mbështetja për sektorin hotelierik dhe të turizmit, por edhe për të gjithë sektorëve të tjerë që pësuan humbje për shkak të pandemisë. Pas takimit, me kumtesë dolën edhe nga Qeveria, prej ku thanë se propozimi për pakon e pestë, i cila ende nuk është finalizuar, përmban rreth 20 masa të cilat janë dedikuar për sektorët dhe qytetarët më të prekur nga kriza socio-ekonomike, për mbajtje të likuiditetit të kompanive dhe shpëtim të vendeve pune, por fokus i pakos do të jetë edhe stimulimi i kompanive që të vazhdojnë të zhvillohen dhe të rriten.

“Nga pesë kërkesat tona, tre janë përmbushur pothuajse plotësisht. Kërkesa e katërt mbetet për t’u finalizuar, kurse për të pestën nuk ka asgjë. Që do të thotë se janari në një farë mënyre është muaj i humbur sa i takon subvencionimit të pagave, por shteti po punon shumë mbi atë se si do t’i kompensojë ato në periudhën e ardhshme – mbi bazë të subvencionit ekzistues të pagave ose mbi bazë të një skeme të re për dhënie të kredive pa normë interesi që do t’i stimulojë hotelierët dhe industritë e tjera që janë në rrezik”, u shpreh Zdravko Josifovski – Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Hotelierisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close