LajmeMaqedoniSportTopLajm

Hidhet shorti i Kupës së Maqedonisë së Veriut, 15 ndeshje në rundin e parë, Sileksi i lirë, Shkëndija mbetet jashtë

Është hedhur shorti për 1/16 e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut për sezonin 2026/27. Do të zhvillohen 15 ndeshje, ndërsa fituesi aktual i trofeut, Sileksi, kalon direkt në 1/8 e finales. Shkëndija e Tetovës nuk ishte pjesë e shortit, pasi është e pezulluar nga pjesëmarrja në këtë edicion të kësaj gare shkaku i ndodhive në finalen e Kupës. Shkëndija e Haraçinës do të luajë në transfertë ndaj Detonit Plaçkovicës, ndërsa ndeshjet janë planifikuar për 1 dhe 2 shtator.

Dyshet e rundit të parë:
Ovçe Pole Sveti Nikole – Vardari
Pobeda Valandovë – Struga Trim Lum
Kroshu Sport Manastir – Tikveshi 1930
Mogila 2023 – Arsimi 1973
BVK Konjarë – Bashkimi 1947
Studeniçani – Pelisteri
Venec Negotinë – Brera Strumicë
Vllaznimi Junior – Makedonija Gjorçe Petrovi
Vardari Negotinë – Rabotniçki
Kamenica Sasa – Shkupi 1927
Teteksi – Bregallnica
Kozhuvi Gjevgjeli – Shkupi
Detonit Plaçkovica – Shkëndija e Haraçinës
Novaci – Ohri
Osogova – Bellasica

Ndeshjet do të luhen me sistem eliminimi në një takim. Në rast barazimi pas 90 minutave, fituesi do të përcaktohet menjëherë përmes penalltive. Ndeshjet Kroshu Sport – Tikveshi dhe Mogila – Arsimi do të zhvillohen më 24 shtator, për shkak të pjesëmarrjes së një përfaqësueseje nga Manastiri në kualifikimet e Kupës Rajonale të UEFA-s në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close