LajmeMaqedoni

ASH : 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, Ministria e Punëve të Brendshme shpërndan material zyrtar për qytetarët dhe vizitorët vetëm në gjuhën maqedonase!

25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, Ministria e Punëve të Brendshme shpërndan material zyrtar për qytetarët dhe vizitorët vetëm në gjuhën maqedonase.

Në një shtet ku shqiptarët janë popull shtetformues, kjo nuk është rastësi dhe nuk mund të arsyetohet si “lëshim teknik”. Është pasqyrë e mënyrës se si kjo Qeveri e trajton gjuhën shqipe dhe shqiptarët.

Dhe VLEN hesht.

Hesht Izet Mexhiti, i cili prej 25 vitesh është pjesë e pushtetit dhe e qeverive, ndërsa sot, përsëri në Qeveri, nuk arrin të sigurojë as respektimin elementar të gjuhës shqipe në materialet zyrtare të institucioneve ku vetë bashkëqeveris.

Mickoski dhe VMRO-DPMNE po e shtyjnë gjuhën shqipe gjithnjë e më shumë në margjina, ndërsa VLEN-i po u shërben si mbulesë politike.

Për çfarë vlere qeverisëse flasin, kur shqiptarët duhet ende të kërkojnë që gjuha e tyre të shihet në institucionet e shtetit?

25 vjet pas Ohrit nuk duhet të luftojmë përsëri për gjërat që janë garantuar prej kohësh.

VLEN-i është në Qeveri, por gjuha shqipe mbetet jashtë saj

Related Articles

Back to top button
Close
Close