LajmeMaqedoniTopLajm

Heqja e 20% për shqiptarët, Kovaçevski komenton ASH-në dhe BESËN

“Është mirë që po diskutohen ndryshimet kushtetuese dhe mendoj se duhet të jetë një proces që zhvillohet në një procedurë sipas ligjeve tona. Në momentin që hapet një procedurë e tillë dhe shihet se ka vullnet, mendoj se duhet të ulemi në tavolinë dhe të gjitha palët të shprehin qëndrimin e tyre, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë”.

Këtë e deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur se çfarë mendon për qëndrimin e Aleancës së Shqiptarëve dhe BESËS, të cilët kanë paralajmëruar se do të votojnë për ndryshime kushtetuese vetëm nëse për gjuhën shqipe hiqet 20% e Kushtetutës.

I pyetur nëse do të ulet të bisedojë me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për ndryshimet e mundshme kushtetuese, Kovaçevski thotë se tashmë janë takuar kur kanë biseduar për propozimin francez dhe krizën energjetike.

“Sa herë që ka një çështje me interes për të gjithë qytetarët, do të shihemi teksa bisedojmë me liderët e partive të tjera politike”, tha kryeministri. Ai ka theksuar se për momentin nuk ka pasur bisedë me asnjë parti politike për hyrje në Qeveri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close