LajmeRajon

Haxhiu dekreton dorëheqjet e prokurorëve serbë, zyrtarisht nuk ka rikthim

Ushtruesja e detyrës së presidentes në Kosovë, Albulena Haxhiu, tha se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Këta prokurorë kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

“Me këtë akt përmbyllet një proces i zgjatur për vite me radhë dhe zbatohet vendimi i institucionit kompetent, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Shteti ynë funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit. Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo tha se “Republika e Kosovës do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri, në përputhje me ligjin dhe në mbrojtje të integritetit të institucioneve të saj”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close