LajmeMaqedoni

Shpallet gjendje krize 30-ditore në Gostivar! Qeveria merr nën kontroll krizën me ujin

Qeveria ka shpallur gjendje krize 30-ditore në Komunën e Gostivarit për shkak të krizës me furnizimin me ujë të pijshëm. Vendimi është marrë pas vlerësimit se pushteti lokal nuk mund të përballet i vetëm me situatën e krijuar, ndërsa synimi është koordinimi më i shpejtë i institucioneve dhe rikthimi i sistemit të ujësjellësit në funksion sa më shpejt.

Nga Qeveria thonë se prioritet mbetet mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe sigurimi i ujit të pijshëm për banorët e Gostivarit. Njëkohësisht, është kërkuar nga Prokuroria Publike që të zhvillojë hetim të plotë për rastin dhe të përcaktojë përgjegjësinë për çdo person që ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close