
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka zhvilluar një operacion në fshatin Banjë të Malishevës, ku janë bastisur pronat e ish-deputetit Haxhi Shala, i njohur si “Komandant Topi”.
Shala po ashtu po intervistohet në Zyrën e EULEX-it, në Prishtinë.
Kështu tha Metush Kryeziu, kryetari i OVL UÇK-së, Dega në Malishevë.
Kryeziu tha se Shala po intervistohet nga EULEX-i.
“Ende qëndron në arrest. Se si do të rrjedhin gjërat nuk e dimë”, tha ai për Klankosova.tv
Zhvillimin e operacionit është konfirmuar nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmes një përgjigjeje me shkrim.
Por, Cristopher Bennett, këshilltar special në këtë zyrë, nuk dha asnjë detaj rreth rastit të “Komandant Topit”.



