LajmeMaqedoni

Hasipi: CIVICA nuk respekton gjuhën shqipe bashkë me te edhe Izet Mexhiti

Gazetari nga Tetova, Urim Hasipi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar ndaj përbuzjes së gjuhës shqipe nga ana e organizatës CIVICA Mobilitas e cila finansohet nga fonde ndërkombëtare duke e cilësuar këtë si veprim i pa kujdesshëm pasi që gjuhën shqipe e njeh i gjithë faktori ndërkombëtar si zyra e BE-së, Komisionit Europian etj, shkruan Top24

Hasipi po ashtu ka kritikuar edhe zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti të cilit nuk i pengoi mos përfshirja e gjuhës shqipe.

Postimi i Plotë:

Civica mobilitas MK, nje organizate qe mbijeton nga fonde nderkombtare, asnjëher nuk e respekton gjuhën shqipe. Po e them edhe një herë, edhe Komisioni Evropian, zyra e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut e njeh gjuhën shqipe zyrtare sepse komunikatat janë në gjuhën shqipe. Shihni web faqen e kësaj shoqate e cila edhe pse ka katrorin për gjuhen shqipe, sërish lajmet janë në gjuhen maqedonase.
E në aktivitetin e sotëm nuk mungonte Izeti i gjithëarritshmi. Ani Izet a u lodhe he burrë, a mujte, a dole. Si u ule në ate karrige dhe e sheh se nuk është gjuha shqipe në prapavijë, pse pranon me nejt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close