LajmeMaqedoniTopLajm

Hasani ngritë padi kundër Taravarit për fyerje

Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe kryetar i degës së BDI-së Gostivar, Bashkim Hasani sot ngriti padi për fyerje kundër kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Hasani, përmes avokatit të autorizuar padinë e dorëzoi te Gjykata Themelore Gostivar me të cilën kërkon dëmshpërblim prej 250 mijë denarë për fyerë në një postim në rrjetin social Fejsbuk.

Sipas Hasanit, me komentin “Mafia politike në Gostivar para disa ditësh ishte zënë me 100 kilogramë marihuanë, a kanë këto njerëz kredibilitet të flasin për shkolla”, dhe publikoi një fotografi në të cilën ai ishte me njërin të dyshuar për kontrabandim të 100 kilogramëve marihuanë, Taravari ia prishi reputacionin.

Kryetari i komunës Taravari për padinë dhe akuzat për MIA tha se nuk ndjen asnjë faj për atë që është thënë dhe do të presë që rasti të zbardhet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close