
Lëvizja Besa kishte propozuar ligjin për letërnjoftimet i cili në vete duhej të përfshijë grafën etnike. Ligji i propozuar nga kjo parti ishte edhe një nga kushtet që Lëvizja Besa të votonte ndryshimet kushtetuese që mundësuan ndryshimin e emrit dhe marveshjen e Presës. Por pas kësaj marveshje mes LSMD-së dhe Lëvizjes Besa ligji mbeti në procedurë parlamentare dhe si i tillë nuk është proceduruar më tej as pas koalicionit të “Për ardhmëri më të mirë” mes Lëvizjes Besa dhe LSDM në zgjedhjet parlamentare. Vet kreu i Lëvizjes Besa kishte deklaruar disa herë se ligji do të jetë së shpejti në seancë parlamentare dhe këtë e kishte konfirmuar edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi në një emision debativ. Që nga ajo kohë deri tani nuk ka pasur asnjë lëvizje rreth këtij ligji e sidomos kohëve të fundit kur tema aktuale mbeten, raportet me Bullgarinë, Ligji për nënshtetësi dhe pakot ekonomike. Qytetarët mbeten me shpresën që ky ligj një ditë do të jetë në seancë parlamentare.



