LajmeRajon

Haradinaj kërkesë BE-së: Tregoni përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë si SHBA-të

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pret edhe nga Bashkimi Evropian përkushtim dhe seriozitet të njëjtë siç treguan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai kërkon që BE-ja të lehtësojë procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të saj dhe të përmbush premtimin për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington. Me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon.”

“Tani pritjet tona janë që edhe Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës“, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj po ashtu ka pasur një kërkesë drejtuar Papa Fraçeskut që Vatikani ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Lutjet tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e Shenjtë do ta njeh Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran. Vetëm të bashkuar, me besim e mirëkuptim, mund t’ia dalim”, ka përfunduar ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close