RajonTopLajm

Haradinaj i reagon Vuçiqit: Kërcënimet në llogari të Kosovës, nuk i ndihmojnë stabilitetit rajonal

Ish- shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj ka reaguar pas kërcënime të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan Syri.net Kosova.

Haradinaj ka thënë se gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet e Vuçiq në llogari të Kosovës, nuk i ndihmojnë aspak stabilitetit rajonal.

Ngritja e kapaciteteve ushtarake në gjendje gatishmërie, me pretekst se “ndjehet i kërcënuar nga situata në Kosovë”, është gjuhë e rrezikshme, nga e cila ka pësuar i tërë rajoni, ndërkaq Serbisë i ka sjell humbje të luftërave dhe izolim”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Tutje, ai është shprehur se Kosova ka një forcë mbrojtëse moderne e cila po merr pjesë në misione paqëruajtëse, me synim anëtarësimin sa më të shpejtë në NATO.

Related Articles

Back to top button
Close
Close