Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë në kujtim të të rënëve në prillin e vitit 1998.
Haradinaj ka thënë se ata ranë heroikisht në përballje me armikun në kufirin që i ndante shqiptarët.
Haradinaj me këtë rast ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë.
“Sot, në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime të heronjve dhe martirëve, me bashkëluftëtarë, familjarë dhe kolegë, bëmë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë. Përulemi përjetësisht para veprës së tyre dhe gjithë brezave që u flijuan për liri”, është shprehur Haradinaj.