LajmeRajonTopLajm

Hamza: E rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes, të respektohet vullneti i qytetarëve

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar pas përmbylljes së votimit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se qytetarët treguan edhe një herë qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike, duke shtuar se në një proces të qetë e dinjitoz, ata dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë, transmeton Klankosova.tv.

Ai falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces zgjedhor, si dhe institucionet, komisionerët, vëzhguesit, mediat dhe forcat e rendit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e tij.

Hamza shtoi se tani është shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve.

“Demokracia nuk përfundon me hedhjen e votës në kuti, por vazhdon edhe me respektimin e saj. Le të kujdesemi së bashku që çdo votë e qytetarëve të ruhet dhe të mbrohet deri në fund. Faleminderit Kosovë!”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close