
Hamasi ka publikuar një video të re që tregon një peng izraelit, i cili u rrëmbye më 7 tetor 2023, gjatë sulmit të nisur nga organizata rebele në jug të Izraelit.
Pengu izraelit ngre vazhdimisht duart dhe i kërkon qeverisë izraelite që të diskutojë me Hamasin për lirimin e tij.
Sipas mediave izraelite, bëhet fjalë për pengun izraelit Elkana Bohbot, i cili në video pretendon se ai vetë ka kërkuar t’ia bëjë këtë video mesazh qeverisë izraelite.
“Kjo nuk është një video e luftës psikologjike. I vetmi që po përjetoj luftë psikologjike jam unë, që zgjohem çdo mëngjes pa gruan dhe djalin. Po më fryhet koka. Dua të iki nga këtu. Më mungon gruaja, djali im, të gjithë“, tha Bohbot. Syri.net-CNN.gr.



