BotaLajmeMaqedoniTopLajm

Europa në prag lufte, çfarë thonë Orban dhe Zelenski

Viktor Orban, Kryeministri i Hungarisë, ka reaguar ashpër ndaj thirrjes së BE-së duke thënë se Brukseli po përgatitet për luftë dhe thirrjet duhen marrë seriozisht.

Orban dënoi planet në fjalimin e tij javor në radion kombëtare. Udhëheqësi hungarez tha se nuk mendonte se Evropa kërcënohej nga lufta nga jashtë dhe se luftimet në Ukrainë nuk do të arrinin në Budapest, Varshavë apo shtetet baltike, sepse askush nuk do të sulmonte një vend të NATO-s.

“Kjo duket qesharake tani, që Brukseli po u dërgon një mesazh të gjitha familjeve evropiane që të kenë ushqim të mjaftueshëm në shtëpi për 72 orë, por nëse shikoni pas tij, është shumë e tmerrshme kur shihni se çfarë kanë në mendje këta njerëz. A po bëjnë diçka?”-pyeti ai.

Kryeministri shtoi se nëse dikush po përgatitet për luftë, kjo do të thotë se po përgatitet për aksione luftarake.

Nga ana tjetër presidenti ukrainas se “Partnerët tanë duhet të kuptojnë qartë: këto sulme nuk janë vetëm kundër qytetarëve ukrainas. Ato janë sulme kundër çdo përpjekjeje ndërkombëtare, kundër vetë diplomacisë që ne po përpiqemi të përdorim për t’i dhënë fund kësaj lufte”, theksoi ai, duke shtuar se “Rusia po godet pozicionet e të gjithë atyre që duan që kjo luftë të përfundojë”.

Zelensky e bëri të qartë se indiferenca ndaj tufave të përditshme të Shahed nuk mund të vazhdojë: “Është e pamundur të injorosh qindra Shahedë çdo natë. Ne presim një përgjigje. Ne po punojmë për të. Një përgjigje e fortë është e nevojshme – nga SHBA, Evropa, nga çdo fuqi në botë që ka investuar në diplomaci.”

Sipas tij, paqja nuk do të vijë pa presion: “Rusia duhet të detyrohet në paqe – vetëm presioni sjell rezultate”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close