LajmeMaqedoniTopLajm

Arrihet marrëveshja, këto janë 6 ministritë që do të drejtoj VLEN

VLEN do të udhëheq me 6 ministri me rikonstruimin që do bëhet nga qeverisja aktiale.

Në kuadër të pakos së marrëveshjes janë 3 ministri të reja, ndërsa nga dy do hiqet dorë, përcjell INA.

Ministritë që do udhëhiqen nga VLEN jane:

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Ekonomisë

Ministria e Ekologjisë

Ministria e Eurointegrimeve

Ministria e Kulturës

Ministria e Marrëdhënieve mes Bashkësive.

Ndërsa është hequr dorë nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikave Sociale dhe Ministria për Qeverisje të mirë që udhëhiqej nga një zv.kryeministër.

Do të ketë dy emra të rinj në Ministrinë e Kulturës dhe në Ministrinë e Drejtësisë, por ende nuk është definuar se kush do të jenë ata.

“Ende nuk ka emër final për drejtësinë dhe kulturën, ata do të jenë dy emra të rinj. Për ministrat aktualë si VLEN jemi të kënaqur dhe ata do të vazhdojnë më tej. Shëndetësia nuk është pjesë e paketës, nuk është e jona,” theksoi Sali, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para ngjarjes me të cilën VLEN shënon dy vjet nga puna e saj si pjesë e koalicionit qeveritar.

Sipas Saliut, për sa kohë zgjasin negociatat ka tema të hapura, por ministritë e mjedisit jetësor, ekonomisë, drejtësisë, eurointegrimeve, kulturës dhe marrëdhënieve mes bashkësive, sigurisht do t’i besohen VLEN-it.(INA)

Related Articles

Back to top button
Close
Close