
“Ndoshta është mungesë respekti për Maradonën dhe Pelen, por Leo Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.
Ne jemi me fat që e përjetojmë atë sepse ndodh vetëm një here në jetë. Të kujtosh “Pleshtin” është ‘bukuroshja e madhe'”.
Kështu u shpreh trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në ‘Che tempo che fa’ në Nine.
“Nuk do të doja të takohesha me Barcelonën në Champions League. Jam shumë afër. Nuk kuptoj asgjë për formulën e re. Të shohim në fund të sezonit”, ka shtuar Guardiola.



