
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi gjatë ditës ka takuar ambasadorin e Austrisë në vendin tonë, z. Martin Pammer, të cilin e ka njoftuar rreth niciativës së ndërmarrë të koalicionit qeveritar për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend dhe rëndësisë që i kushtojmë kësaj çështje jetike për të ardhmen europiane të vendit, shkruan Top24
Ishte kënaqësi të mirëprisja sot në takim ambasadorin e Republikës së Austrisë në vendin tonë, z. Martin Pammer.
Njoftova ambasadorin austriak me iniciativën e ndërmarrë të koalicionit qeveritar për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend dhe rëndësisë që i kushtojmë kësaj çështje jetike për të ardhmen europiane të vendit.
Shpreha mirënjohje ndaj përkrahjes së vazhdueshme të Austrisë për zhvillimin progresiv të vendit, reformimin e tij në frymën europiane dhe procesin eurointegrues.



