LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: U tejkalua edhe pengesa e fundit ligjore për Korridorin 8 dhe 10

Tejkalohet edhe pengesa e fundit ligjore në Gjykatën Kushtetuese për Korridorin 8 dhe 10. Këtë informacion e bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, duke shtuar se tani do të negociohet për kontratën e ndërtimit me kompaninë Bechtel – Enka, përcjell TV21.

“Vendim i madh sot në Gjykatën Kushtetuese për Korridorin 8 dhe Korridorin 10.

Edhe pengesa e fundit ligjore në drejtim të realizimit të proektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë u tejkalua dhe tashmë do të negociohet për kontratën e ndërtimit me kompaninë Bechtel – Enka.

Mirënjohje e madhe drejt gjykatësve kushtetues për profesionalizmin e treguar, kolegëve ministra, deputetëve dhe të gjithëve që janë pjesë e realizimit të ëndrrës së madhe.

Korridori 8, REALITET!“, ka shkruar Grubi.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close