LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Rritëm pensionet 6.8%

Në seancën e 83-të të Qeverisë miratuam këto vendime të rëndësishme:
👉në fund të këtij muaji, pensionistët do të fillojnë të marrin pensionin e tyre me rritje prej 6.8 % ;
👉marzha tregtare e produkteve themelore të ushqimit të vazhdojë të jetë e ngrirë edhe për tre muajt e ardhshëm, deri më 31 Dhjetor të këtij viti në tregtinë me shumicë dhe pakicë;
👉dërguam në procedurë parlmentare tekstin e Propozim ligjit për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve,me të cilin do të mundësohet rritje e pagave për kategorinë e ofruesve të shërbimeve në kopshtet për fëmijë për 15 %, si dhe përcaktohet që lartësia e pagës së tyre minimale të mos jetë më e vogël se 57 % e pagës mesatare;
👉miratuam tekstin e propozim ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë për partneritet financiar mes vendit tonë dhe Komisionit Europian për IPA III, si dhe Informacionin për Marrëveshjen sektoriale me Komisionin Europian që definon mënyrën e realizimit të ndihmës financiare në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes programit IPARD III;
👉shqyrtuam dhe miratuam Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit mes Qeverisë dhe komunave të vendit në sferën e diasporës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close