LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi prezanton “Analizën e gjendjes së arsimit në gjuhët e bashkësive më të vogla etnike”

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot ka prezantuar “Analizën e gjendjes së arsimit në gjuhët e bashkësive më të vogla etnike”, duke falenderuar drejtorinë për zhvillimin dhe avancimin e arsimit në gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive dhe Misionin e OSBE-së për realizimin dhe publikimin e këtij hulumtimi, rezultatet e të cilit janë busullë objektive orientuese që e ardhmja të sjellë rezultate akoma më pozitive në sferën e mësimdhënies në gjuhën amtare, shkruan Top24

Në prezantimin publik të “Analizës së gjendjes së arsimit në gjuhët e bashkësive më të vogla etnike” përgëzova Drejtorinë për zhvillimin dhe avancimin e arsimit në gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive dhe Misionin e OSBE-së për realizimin dhe publikimin e këtij hulumtimi, rezultatet e të cilit janë busullë objektive orientuese që e ardhmja të sjellë rezultate akoma më pozitive në sferën e mësimdhënies në gjuhën amtare.
E drejta e arsimit në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese dhe është i papranueshëm cënimi i saj!
Ky hulumtim le t’i shërbejë mbi të gjitha qëllimit madhor të ruajtjes së vitalitetit shoqëror nga fenomeni i diskriminimit përmes promovimit të gjuhës amtare si element bazë i identitetit të çdo kombi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close