BotaLajmeTopLajm

Erdogan bisedë telefonike me kryeministrin japonez në largim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Japonisë në largim, Shinzo Abe, i cili njoftoi dorëheqjen nga posti për shkak të problemeve shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të lëshuar sot, Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës tha se Erdogan shprehu dëshira të mira dhe i uroi shërim të shpejtë.

Presidenti turk falënderoi Abe-n për kontributin e tij të vlefshëm në marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve të tyre gjatë kohës së tij në shërbim dhe shprehu shpresën se lidhjet do të forcohen edhe më tej.

Të dy bashkëbiseduesit përsëritën gjithashtu angazhimin për rritjen e bashkëpunimit në çdo fushë dhe diskutuan hapat konkretë që do të ndërmerren në këtë drejtim, tha drejtoria.

Në fund të gushtit, kryeministri 65-vjeçar japonez njoftoi dorëheqjen e tij për shkak të problemeve shëndetësore, duke thënë: “Unë kam vendosur të heq dorë nga posti i kryeministrit pasi për shkak të shëndetit të dobët nuk dua të marr ndonjë vendim të gabuar politik”.

Më 2 shtator, Partia në pushtet Liberale Demokratike (LDP) e Japonisë vendosi të zgjedhë pasardhësin e Abe-s më 14 shtator, njoftuan mediat lokale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close