
I gëzohem unitetit dhe frymës së re në Partinë Demokratike të Kosovës që u arrit nëpërmjet të zgjedhjes së Memli Krasniqit në krye të partisë.
Me Memlin njihemi gjatë kohë dhe kemi zhvilluar beteja të përbashkëta për Kosovën në parlamentin europian, në forumet rajonale dhe në Uashington, andaj dhe e njoh përkushtimin dhe vullnetin e tij të fortë.
I uroj shumë sukses në këtë përgjegjësi të madhe që ka marrë përsiper dhe shpreh gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin për punë të drejta e të duhura për Kosovën dhe rajonin deklaroi Grubi.



