LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi në takim me ambasadorin spanjoll Lorenco Sera

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi, realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, z.Emilio Lorenco Sera.

Sera me këtë rast ka theksuar se marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës do të vazhdojnë të reflektohen me përkrahjen e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Grubi gjatë takimit me ambasadorin e Spanjës Sera njoftoi atë se pas ndryshimeve kushtetuese dhe reformave të mëdha për vendin gjatë mandatit të kaluar, koalicioni i tanishëm po shfaq mënyrë ndryshe të qeverisjes me qëllim që të dëshmojë se të gjithë qytetarët janë të barabartë para institucioneve.

Grubi gjithashtu gjatë shkëmbimit të mendimeve me ambasadorin e Spanjës tha se Ministria Për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të garantojë kohezion në vend. Ai përmendi dhe rëndësinë e vetingut
ndaj të gjithë politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve.

Në fund të takimit, zëvendës kryeministri i parë z.Artan Grubi dhe Ambasadori Lorenzo Serra shkëmbyen mendime dhe për mënyrat më efikase dhe të nevojshme lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, si dhe biseduan dhe për ngjarjet politike në vend dhe rajon.

Related Articles

Back to top button
Close
Close